Trump përmend Kosovën: Në javët e fundit u morëm me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë. Ai e bëri këtë, gjatë fjalimit të tij, pas samitit të NATO-s në Hagë të Holandës, shkruan Mitropol.
Duke folur për një telefonatë që ka pasur me Putin, Trump, përcjell Periskopi, tha se javët e fundit është marrë edhe me konflikte tjera, gjërsa përmendi edhe Kosovën e Serbinë.
“Më telefonoi [Putini] para disa ditësh, më tha: a mund të të ndihmoj me Iranin? I thashë: jo, mund të më ndihmosh me Rusinë. Sepse, e di, në javët e fundit u morëm me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Mendoj që të premten po vijnë Kongo dhe Ruanda. Ka pasur një luftë të egër atje”, tha Trump.
Në Hagë po mbahet Samiti i NATO-s, në të cilin, gazetari i Mitropol, Urall Boshnjaku është i pranishëm – si i vetmi nga mediat shqipe./Mitropol/








