Trump thotë se e enjtja është afati i duhur që Ukraina të pranojë planin amerikan për t’i dhënë fund luftës

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se e enjtja është afati i duhur deri në të cilin Ukraina duhet të pranojë planin e propozuar nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës në këtë vend.
“Kam pasur shumë afate, por nëse gjërat ecin mirë, ju i zgjatni ato. Por e enjtja mendojmë se është koha e duhur”, ka thënë ai në një intervistë për radion “Fox News”.
Një ditë më parë u raportua për një plan të heshtur të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Të premten u publikuan 28 pikat e këtij plani, që përfshijnë lëshime territoriale të Ukrainës dhe njohjen e tyre nga SHBA-ja si territore ruse, shmangien e anëtarësimit të Ukrainës në NATO si dhe amnisti për veprimet e palëve gjatë luftës.
Më herët gjatë ditës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një video drejtuar popullit, ka paralajmëruar se Ukraina ndodhet në “momentet më të vështira në histori” dhe se vendi do të gjendet përballë një zgjedhjeje të rëndë – “ose të humbë dinjitetin, ose rrezikun e humbjes së një partneri kyç”.
ra, Ukrainës i mbetet ose t’i pranojë 28 pikat e propozuara nga SHBA-ja, ose, siç paralajmëroi ai, “do të përballet me një dimër ekstremisht të vështirë”.







