Trumpi e akuzon Jack Smithin, që e arrestoi Hashim Thaçin: Është mendërisht i çrregulluar
Trump e ka quajtur Smithin si të “sëmurë mendërisht”.
Tutje, Trump ka vlerësuar se nëse do të zgjidhej president, atëherë do ta shkarkonte brenda dy sekondave Smithin.
“Ne duhet të hedhim jashtë Jack Smithin me ta, njerëzit e çrregulluar mendërisht. Jack Smith duhet të konsiderohet i çrregulluar mendërisht dhe ai duhet të dëbohet nga vendi” – tha Trump gjatë një interviste me një radio konservatore.
Sjellim ndër mend që Smith ishte kryeprokuror në Prokurorinë e Specializuar të Gjykatës Speciale kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u arrestuan nën dyshimin për krime lufte.