
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka takuar gratë e vajzat e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se para tyre prezantuan vazhdimësinë e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e secilit qytetar, si dhe iniciativat specifike për fuqizimin e grave dhe vajzave në komunën e Mitrovicës.
Postimi i plotë:
Sonte patëm një tubim të jashtëzakonshëm me gratë dhe vajzat e Vushtrrisë, të cilat e bënë këtë takim madhështor me mbështetjen e tyre të madhe.
Para tyre prezantuam vazhdimësinë e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e secilit qytetar, si dhe iniciativat specifike për fuqizimin e grave dhe vajzave në komunën tonë.
Faleminderit nga zemra për besimin dhe përkrahjen tuaj!







