
Mbrëmjen e sontme në Vushtrri kandidati oër kryetar komune nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës, ku edhe mori përkrahje të jashtëzakonshme, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se sonte Vushtrria tregoi edhe një herë se është e bashkuar, e fortë dhe plot besim në të ardhmen.
Postimi i plotë:
Sonte Vushtrria tregoi edhe një herë se është e bashkuar, e fortë dhe plot besim në të ardhmen që po ndërtojmë së bashku.
Energjia dhe përkrahja që ndjeva në këtë tubim përmbyllës janë dëshmia më e mirë se puna jonë, përkushtimi dhe bashkëpunimi me qytetarët kanë lënë gjurmë.
Faleminderit nga zemra secilit prej jush për besimin, respektin dhe përkrahjen.
Të jem kryetari i qytetit tim, i çdo qytetari të Vushtrrisë, është nderi më i madh i jetës sime. 💙🤍







