Tufa e derrave të egër shfaqen në Koshtovë të Mitrovicës, ua ‘prejnë’ rrugën veturave (VIDEO)

Një tufë derrash të egër është shfaqur mbrëmë në orë të vona në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.
Kjo tufë derrash ka depërtuar deri në rrugë, me ç’rast një lexues i “Mitropol” ka dërguar edhe videon e tyre gjersa ndodheshin në skaj të rrugës.
Ndryshe, shfaqja e derrave nuk është e shpeshtë nëpër fshatrat e Mitrovicës.
Grumbuj të tyre kryesisht janë parë më shpesh në fshatrat e Shalës.








