Kryetari i Mitrovicës, njëherit kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është akuzuar nga deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi se është takuar skutave me Listën Serbe.
Në një status të gjatë në Facebook, ku flet për publikimin e bisedave të Mimoza Kusarit me terroristin Milan Radoiçiq, Rrustemi thotë se ky incizik është i montazhuar dhe mes tjerash thotë se duhet pyetur se çfarë incizime paska e që nuk janë publikuar, që e detyrojnë Bedri Hamzën të takohet skutave me Listën Serbe?
“Mitropol” ka kontaktuar me Bedri Hamzën menjëherë pas këtyre akuzave të cilat Hamza i ka quajtur shpifje.
”Kurrë hiç nuk i kam taku. Nëse dikush ka një fotografi, e lus ta publikoj. Për këtë shpifje ndaj meje unë me avokatin tim do ta padis deputetin Adnan Rrustemi”, u shpreh Hamza ekskluzivisht për “Mitropol” në një bisedë telefonike.
Mes tjerash, Hamza tha se ndodhet në procedurë gjyqësore edhe me Halil Thaçin të cilin poashtu e ka paditur për shpifje./Mitropol/
Ky është postimi i plotë i deputetit Adnan Rrustemi: