Medi
02LAJME

U bëhet thirrje institucioneve komunale të dërgojnë cisterna të ujit në Kçiq e Shupkovc

 

Ish-Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi ka njoftuar se mbi 6 mijë banorë në Kçiq të Madh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm si pasojë e situatës së krijuar nga vërshimet, shkruan Mitropol.

Premium Store

Brahimi ka ftuar institucionet komunale ta ndjekin shembullin e furnizmit me bidone të ujit të pijshëm (ose me cisternë) edhe për banorët e Kçiqit të Madh, Kçiqit të të Vogël dhe Shupkovcit.

Postimi:

Mbi 6000 banorë në Kçiq të Madh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm si pasojë e situatës së krijuar nga vërshimet! Ftoj institucionet komunale ta ndjekin shembullin e furnizmit me bidone të ujit të pijshëm (ose me cisternë) edhe për banorët e Kçiqit të Madh, Kçiqit të të Vogël dhe Shupkovcit, ashtu sikur po veprohet me të drejtë në qendër të qytetit dhe në Tunel të Parë!

Weelnes