U caktohet masa e ndalimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve për dhunimin e të miturës nga Malisheva

Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve për dhunimin e një 14-vjeçareje në Drenas.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Tringa Zhuti, zëdhënëse e kësaj gjykate.
Të hënën, Policia njoftoi se dy persona të moshës madhore janë arrestuar pasi dyshohen se kanë dhunuar të miturën 14-vjeçare, e cila një ditë më parë ishte raportuar e zhdukur.
Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë, të hënën, thuhej se viktima ishte gjetur në orët e para të së hënës, e shoqëruar nga dy të dyshuarit në Malishevë.
Lidhur me këtë rast, të marten ka reaguar Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK). Kjo oraganizat ka kërkuar qasje të drejtë në zbardhjen e rastit të 14-vjeçares që dyshohet se është dhunuar dhe dërnim maksimal për kryerësit e veprës.








