Aurora Group
02KULT'ARTLAJME

U detyrua të largohej para 24 vitesh, Rona Nishliu viziton shtëpinë e saj në veri të Mitrovicës

Rona Nishliu këngëtarja mitrovicase e njohur edhe përtej kufijve sot ka vizituar shtëpinë e saj në veri të Mitrovicës, shkruan “Mitropol Media”.

Edhe ajo, si shumë bashkëvendas të saj ishin detyruar që të largohen nga veriu i Mitrovicës para 24 vjetësh.

Active

Nga pamjet që ka publikuar shihet se shtëpia e këngëtares tashmë duket si gërmadhë.

Vizita e saj në shtëpinë ku është rritur e ka emocionuar Nishliun.

“24 vjet të gjata… Më fal!”, është përshkrimi i Nishliut në fotografinë e publikuar.

Active 1