Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të dyshuar për kalim ilegal të kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Incidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje, rreth orës 19:30, mbrëmë më 9 dhjetor, gjatë patrullimit rutinor të njësive policore në zonën e Zërnosekut, në komunën e Leposaviqit, njofton “Mitropol”.
Gjatë ndalimit dhe kontrollimit të automjetit ku ndodheshin dy të dyshuarit, të dy, shtetas të Kosovës, janë verifikuar dhe është konstatuar se kanë kaluar kufirin ilegalisht, si nga Kosova në Serbi, ashtu edhe në kthim.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, rasti është proceduar më tej në koordinim me prokurorin përkatës. Me vendim të tij, dy të dyshuarit janë liruar për të vijuar procedurat në mënyrë të rregullt.
Autoritetet kanë bërë thirrje për respektimin e rregullave të kalimit kufitar, duke rikujtuar pasojat ligjore të shkeljeve të tilla./Mitropol/