“U kry”, Basha: Sapo u miratua propozimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka njoftuar se Komiteti Politik ka miratuar propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
“Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.”, shkroi Basha.
Postimi i Lulzim Bashës:
Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.
Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë.







