U premtuan mbi 700 mijë euro, Komuna e Mitrovicës Veriore dështon t’i shtrojë me asfalt rrugicat në veri
Komuna e Mitrivicës veriore e ka anuluar projektin për asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve dhe rrugicave në qytet në këtë projekt ishte paraparë asfaltimi në lagjet “Kodra e Minatorëve”, “Bergjan”, “Kroi i Vitakut” dhe “Tre rrokaqiejtë”.
Sipas njoftimit projekti është anuluar për shkak se ofertuesit kishin ofertuar me cmim më të lartë se buxheti i paraparë.
Në bazë të të dhënave në dosjen e tenderit të publikuar në platformën online E-prokurimi dy grupet e operatorëve kishin ofertuar me vlerën 852 mijë euro, ndërsa grupi tjetër i operatorëve kishte ofertuar me vlerën 754 mijë euro.
Ky projekt ishte pjesë e memorandumit me Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me Komunën e Mitrovicës Veriore.
Ndërsa sipas të dhënave për këtë projekt mjete të dedikuara ishin 774,588.00.