
Mbrëmjen e 12 gushtit, një 18-vjeçare në Mitrovicë, u rrëmbye nga dy persona. Kështu ka deklaruar vetë viktima para zyrtarëve policorë.
Sipas raportit 24-orësh, 18-vjeçarja ka thënë se dy persona e kanë futur me forcë në një veturë, ia kanë mbyllur gojën dhe sytë. Ajo ka thënë se për rreth dy orë ka qëndruar në një lokacion, deri më tani të panjohur.
Përveç rrëmbimit, zyrtarët policorë zbuluan se 18-vjeçarja ishte dhunuar nga një person në muajin mars, për çka ajo nuk ka raportuar.








