
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë,të shtunën para mesnatës, kanë konfiskuar dy gëzhoja plumbash, shkruan Mitropol.
Plumbat janë shkrepur nga dy vetura në lëvizje, sipas policisë, të cilat pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.
“Njësitet policore, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri nga dy vetura në lëvizje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar si dëshmi materiale dy gëzhoja cal-9×19 mm, ndërsa veturat janë larguar në drejtim të panjohur.“, thuhet në raportin policor.
Për rastin është informuar prokurori si dhe rasti, sipas policisë, po hetohet.