KOSOVËLAJME

“U trondita thellë”: Mbesa e policit të kidnapuar thotë se ishte në takim me Vjosa Osmanin kur e kuptoi ngjarjen e rëndë

Mbesa e njërit prej policëve të kidnapuar në veri, Beqir Sefës, ka bërë një reagim në profilin e saj në Facebook duke u shprehur e shqetësuar për atë që kishte ndodhur.

Ajo ka shkruar në anglisht se kishte qenë në një takim në Parlamentin Evropian mes grupit të Socialistëve dhe Demokratëve kur e kishte kuptuar se xhaxhai i saj i ishte kidnapuar.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

“Presidentja e përmendi incidentin në fjalët e saj hapëse dhe unë isha thellësisht e tronditur, të kuptoja se familja ime ishte prekur nga ky konflikt përsëri.” – shkroi znj. Sefa.

Nora Sefa ka treguar se edhe në dhjetorin e vitit të kaluar që i njëjti, Beqir Sefa, kishte qenë i ngujuar në Leposaviq për tri javë nën kushte të rënda shkaku i barrikadave të grupeve kriminale në veri të vendit.

Nacionale kishte raportuar gjerësisht në disa rast për këtë ngujim në atë kohë.

“Deri tash nuk di asgjë për vendndodhjen e axhës sim.” – shton tutje ajo.

Në të dhënat publike të znj. Nora Sefa thuhet se ajo punon në Parlamentin Evropian dhe se dikur ka punuar në gazetën prestigjize Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Statusi i përkthyer në gjuhën shqipe:

“Dje derisa po merrja pjesë në një takim mes anëtarëve të Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Evropian dhe Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, mësova që një nga tre policët, të kidnapuar në zonën kufitare me Serbinë, është axha im (vëllai i babait tim), Beqir Sefa.

Presidentja përmendi incidentin në fjalët hapëse dhe isha thellësisht e tronditur, që të mësoja se familja ime ishte prekur nga konflikti përsëri.

E kam shpërndarë edhe këtu me ju në Facebook në dhjetor 2022 se i njëjti anëtar i familjes time i kidnapuar dje, ishte po ashtu polici i ngujuar në Leposaviq për tri javë nën kushte të rënda për shkak të barrikadave që ishin ndërtuar nga grupet kriminale në pjesën veriore të Kosovës.

Deri tash ne nuk dimë rreth vendndodhjes së axhës tonë.

Në të njëjtën kohë, jam duke e përcjellur nga afër përgjigjen e BE-së dhe ShBA-ve për zhvillimet e fundit në rajon dhe s’po mund t’i kuptojë ende.

Statusi i plotë në gjuhën angleze: