UÇK korr një “fitore” në Speciale, Apeli u thotë “JO” 20 personave që u paraqitën si viktima

Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi sot kanë marrë një lajm fort të gëzueshëm nga Apeli i Speciales në Hagë, shkruan “Mitropol”.
Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave është ankuar në Dhomat e Apelit për 20 persona të cilëve më herët u ishte refuzuar statusi i viktimës, duke kërkuar që të njejtit të pranoheshin si viktima.
Këta 20 persona ishin kthyer mbrapshtë nga gjyqtari i procedurës paraprake më 12 dhjetor të vitit të kaluar për t’u pranuar si viktima. Mirëpo të njëjtëve iu refuzua ky status andaj të njëjtit kishin shkruar parashtresa për t’u ankuar në Apelin e Speciales.
Por Apeli i tyre është refuzuar në tërësi nga Paneli i Apelit, duke i sjellur krerëve të UÇK-së fitoren e parë në Hagë./Mitropol/







