Premium Store
LAJMESPORT

Udhëtim masiv nga “Torcida” për derbin rajonal të Ligës së Parë

 

Atmosferë elektrizuese pritet këtë të shtunë në stadiumin “Ferki Aliu”, ku do të zhvillohet derbi i zjarrtë i Raiffeisen Ligës së Parë ndërmjet Vushtrrisë dhe Trepçës.

Active

Sipas raportimeve të fundit, rreth 300 tifozë të Trepçës nga “Torcida”, do të udhëtojnë drejt Vushtrrisë për të përkrahur skuadrën e tyre në këtë përballje të rëndësishme.

Ky udhëtim masiv dëshmon për rivalitetin e fortë sportiv dhe pasionin e jashtëzakonshëm që shoqëron çdo duel mes dy skuadrave me traditë në futbollin kosovar.

Active 1