
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit do të intervenojnë në lokacione të ndryshme me qëllim të sanimit të defekteve në rrjet, përcjell Mitropol.
Këto janë vendet ku do ketë ndërhyrje:
Rrjeti i ujëjsellësit:
– Stan Tërg – Koloni
– Rr. “11 Martirët” – Stan Tërg,
– Fshati Rahovë,
– Rr. “Shaban Idrizi“ Zhabarë dhe
– Rr. “Demë Ahmeti” Zhabarë.
Rrjeti i kanalizimit:
– Rr. “Rifat Dedia”- Koloni,
– Lagja “2 Korriku” dhe
– Rr. “Hoxhë Hasan Tahsini”
Gjatë intervenimeve në rrjetin e ujëjsellësit mund të ketë ndërprerje të shkurtëra të ujit të pijes.







