Aurora Group
02LAJME

Ujësjellësi “Mitrovica” apelon qytetarët të rezervojnë ujë të pijes, mund të turbullohet

Ujësjellësi “Mitrovica” i ka njoftuar qytetarët mitrovicas që ta bëjnë rezervimin e ujit të pijes, pasi mund të turbullohet si pasojë e reshjeve të shumta, shkruan “Mitropol”.

Ky njoftim vie pas paralajmërimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për mundësinë e vërshimeve si dhe thirrjeve nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent për gatishmëri të institucioneve në ditët vijuese.

eKiosk

Njoftimi i plotë:

Pas paralajmërimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për mundësinë e vërshimeve si dhe thirrjeve nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent për gatishmëri të institucioneve në ditët vijuese, ju njoftojm se ne si KRUM jemi duke funkcionuar normalisht dhe jemi në gjendje gatishmërie.

Meqenëse ekziston mundësia e rritjes enorme të turbullirës së ujit të patrajtuar- qka do na pamundsonte furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm, ju rekomandojmë që të siguroni rezerva të ujit të pijshëm deri në tejkalimin e kësaj situate emergjente.

Ju falemnderit për mirëkuptimin tuaj!

Active