Ujësjellësi: Po ballafaqohemi me probleme teknike që po shkaktojnë probleme të furnizimit me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ditëve të fundit po ballafqohen me disa probleme teknike të cilat kanë ardhur si pasojë e shfaqjes së defekteve në stabilimentet e Impiantit për Trajtmin e Ujit në Shipol dhe njëkohesisht edhe çrregullimin e furnizimit me ujë të pijes, shkruan “Mitropol”.
I njejti problem po vazhdon edhe sot përderisa ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar vazhdimisht në evitimin e defekteve.
Njoftimi i plotë:
KOMUNIKATË PËR PUBLIKUN nga UJËSJELLËSI👇
Gjendja aktuale e furnzimit me ujë të pijes
Të nderuar konsumatorë,
Ditëve të fundit, jemi ballafaquar me disa probleme teknike të cilat kanë ardhur si pasojë e shfaqjes së defekteve në stabilimentet e Impiantit për Trajtmin e Ujit në Shipol dhe njëkohesisht edhe çrregullimin e furnizimit me ujë të pijes.
Edhe sot jemi duke u ballafaquar me problemin përderisa ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar vazhdimisht në evitimin e defekteve të cilat normalisht që në një proces të tillë të trajtimit edhe ndodhin.
Shpresojm që sa me parë të rregullojme këto probleme dhe të vazhdojme me furnizimin e rregullt të popullatës e cila furnizohet nga Impianti në Shipol.
Duke iu kërkuar ndjesë për këtë situatë të pakëndëshme, kërkojmë mirëkuptimin tuaj!
Me respekt,
KRUM








