
Banorët e disa banesave afër Mega Market Florenti, që gjindet në lagjen “Mbretëresha Teutë”, kishin probleme me ujë të pijes, raporton Mitropol.
Sipas banorëve gypi kryesorë i ujit kishte shpërthyer tash e disa ditë dhe gjatë gjithë kohës kishte rrjedhje në rrugën kryesore.
Gypi ka rrjedhë edhe mbrëmë gjatë gjithë natës dhe askush nuk ka intervenuar. As ujësjellësi nuk ka dalë në vendngjarje edhe pse banorët theksojnë se e kanë njoftuar atë që nga dita e shtune për këto probleme.
E pas raportimit të mbrëmshëm nga Mitropol, ekipet e Ujësjellësit kanë dalur me mëngjes për sanimin e gypit.
Mitropol vazhdon të mbetet adresë e raportimit për të mirën e qytetit.








