Dukato 2
KOSOVËLAJME

Ukë Rugova lirohet nga akuza për krim të organizuar, dënohet për armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuza për veprën penale krim i organizuar djalin e ish-presidentit Rugova, Ukë Rugova.

Megjithatë, gjykata e ka gjetur fajtor atë për armëmbajtje pa leje dhe për këtë ka dënuar me gjobë, raporton Betimit për Drejtësi.

Weelnes

Gjithashtu, gjykata ka shpallur aktgjykim lirues për të njëjtën vepër edhe për ish-ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, Qefser Bahollit dhe Izet Beqirit.

Për armëmbaje pa leje janë dënuar edhe Baholli e Beqirit.

Të njëjtit ngarkoheshin me veprën se duke vepruar si grup kriminal, për qëllime të përfitimit material, i kishin pajisur qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

Koha