Dukato 2
KOSOVËLAJME

Ulutas priti në takimin zyrtarin e DASH’it, KFOR jep detaje: U diskutua situata aktuale në Kosovë dhe dialogu me Serbinë

 

Gjatë ditës së sotme, komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas ka pritur në takim Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming. Në njoftim theksohet se pjesë e takimit ka qenë edhe e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA’së në Kosovë, Anu Prattipati.

Premium Store

KFOR ka bërë të ditur se gjatë takimit, diskutimi është përqendruar në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Tutje shtohet se Ulutas ka ritheksuar angazhimin e misionit të KFOR’it për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Weelnes