Premium Store
KOSOVËLAJME

“Unë jam i bindur që ti nuk e din çka është Qeveria në detyrë dhe Qeveria në dorëheqje” – Gruda i PDK-së përplaset në Kuvend me Albulena Haxhiun e VV-së

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, po mban fjalim para deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, rreth seancës për buxhetin, ku sipas tij, e njëjta është e paligjshme.

Active

Gjatë fjalës së tij, teksa po lexonte nenet që dëshmojnë, siç thotë ai, paligjshmërinë e kësaj seance, ai u kritikua nga nënkryetarja Albulena Haxhiu për manipulim.

Megjithatë, lidhur me këtë reagim, Gruda pati një kundërpërgjigje të ashpër ndaj Haxhiut.

“Jam i bindur që ti nuk e di çfarë është qeveria në dorëheqje dhe qeveria në detyrë. Mos më ndërhyj, mos abuzo me detyrën”, tha ai.

Active