“Unë punoj për 10 euro ditën, e policia po më dënon 35 euro” – Ankohet qytetari për gjobat për maskë

Policia nuk po e kursen askënd ditët e fundit, të cilët nuk po bartin maska në vende publike.
Por një qytetar po ankohet se policët po tregohen të padrejtë, pasi gjobat janë të shtrenjta.
Ai tha për Mitropol se sot policia e ka dënuar në tregun e Drenasit pa të drejtë.
Qytetari tha se punon tërë ditën për 10 euro, dhe se nuk mund ta paguajë dënimin për maskë.
Megjithatë, bartja e maskës u bë obligim për ta ruajtur shëndetin publik për shkak të Covid19.








