“Uniteti” fillon me ofrimin e shërbimit te menaxhimit të mbeturinave pranë secilës lagje ne fshatin Vllahi

Sot, në Vllahi të Mitrovicës është organizuar takim me përfaqësuesit e lagjeve, ku është diskutuar çështja e formatit të menaxhimit të mbeturinave në këtë fshat.
Me ftesë të kryetarit të fshatit, Safet Kurti në këtë takim ishte i ftuar Kryeshefi i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina, i cili bashkëbisedoi me përfaqësuesit e lagjeve për kërkesat e tyre.
Ishte dakordim i përbashkët që të ofrohet shërbimi i menaxhimit të mbeturinave pranë secilës lagje nga java e ardhshme, kur edhe do të vendosen kontejnerë të veçantë në këto zona.