
Kompania Rajonale e Mbeturinave, “Uniteti” ka njoftuar se do pushojnë ditën e premtë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Andaj, kompania ka kërkuar nga banorët e Mitrovicës, Vushtrrisë e Skënderajt që mos t’i vënë mbeturinat, të cilat në bazë të planit operativ është dashur të shërbehen me datën 21.04.2023, por do të shërbehen të premten e ardhshme me datën 28.04.2023.
NJOFTIMI I PLOTË:
Njoftohen të gjithë banorët e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt, se me rastin e festës së Fitër Bajramit nuk do të punohet me datën: 21.04.2023, ditë e premte. Luten qytetarët mos t’i vënë mbeturinat, të cilat në bazë të planit operativ është dashur të shërbehen me datën: 21.04.2023, por do të shërbehen të premten e ardhshme me datën: 28.04.2023.
Faleminderit për mirëkuptim.







