Universiteti i Mitrovicës pezullon provimin pranues për afatin plotësues që do të mbahej me datë 23.09.2021

Gjatë ditës së sotme Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Prof. Dr. Alush Musaj, ka marrë vendim që ta pezullojë afatin plotësues për pranimin e studentëve të rinj, përkohësisht, shkruan Mitropol.
Ky vendim është marrë pas masave të Qeverisë së Kosovës, të cilat janë në fuqi deri me datë 26 shtator 2021.








