Ura e Vaganicës e rrezikshme për banorët, kërkohet intervenim nga kryetari në ardhje, Bedri Hamza

Ura e Vaganicës tash e shumë kohë është bërë brengë për banorët e kësaj lagjeje.
Në lidhje me gjendjen e kësaj ure ka ankesa të shumta, mirëpo disa nga to janë se në këtë urë po rrezikohet jeta e fëmijëve dhe se ura është shumë e ulët, shkruan Mitropol.
Banorët thonë se zona ka nevojë për një urë të re pasi aktualja ka një gjendje shumë të keqe infrastrukturore.
“Do ishte mirë që kryetari i ri Bedri Hamza ta ketë parasyshë si projekt prioritar ndërhyrjen në këtë urë”, tha njëri nga banorët për Mitropol.
Ndryshe, Mitropol kishte paraqitur edhe më parë disa ankesa në lidhje me gjendjen e urës në Vaganicë.








