Active 2
02LAJME

Urimi dhe Alisa ndihmojnë Luan Miftarin dhe dy familje të prekura nga vërshimet në Mitrovicë (VIDEO)

Ish konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa patën shprehur gatishmërinë e tyre për t’i suportuar familjet e prekura nga vërshimet e fundit në Mitrovicë.

Dyshja, javë më parë kanë hapur një xhirollogari, brenda të cilës krijuan fonde për t’i ndihmuar familjet në fjalë dhe për këtë iniciativë morën edhe mbështetjen e ndjekësve të tyre në mediat sociale, njofton “Mitropol”.

Dukato 1

Çifti simpatik, Urimi dhe Alisa kanë shkuar për t’i ndihmuar gjithsej tri familje në qytetin e Mitrovicës që edhe para vërshimeve kishin probleme të theksuara ekonomike.

Një nga familjet e ndihmuara është edhe ajo e Luan Miftarit, shkruan “Mitropol”.

Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Dukato 1