LAJME

Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli në Leposaviq

Ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it kanë kryer këtë të hënë disa kontrolle të automjeteve në komunën e Leposaviqit, ka njoftuar misioni paqeruajtës i NATO-s.

Roadside
Market Florenti

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kanë realizuar pika kontrolli të automjeteve brenda komunës së Leposaviqit. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë,” thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të lirë për lëvizje për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky mision kryhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë, përkatësisht.