Pellini
KOSOVËLAJME

Ushtarët e FSK-së gjithmonë afër qytetarëve, shpërndajnë pakot e dhuruara nga Ushtria Amerikane për familjet në nevojë

Forca e Sigurisë së Kosovës tregohet e afërt me qytetarët e vendit gjithherë.

FSK-ja ka bërë shpërndarjen e disa pakove ushqimore dhe higjienike për familjet nevojtare, shkruan Mitropol.

Tripika

Kështu ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook, duke cekur se këto pako janë ndihmë nga Ushtria Amerikane.

Pakot u shpërndanë në disa komuna të vendit si në Mitrovicë, Prishtinë, Fushë Kosovë, Dragash dhe Graçanicë.

Postimi i plotë i Mehajt:

Si çdoherë, ushtarakët tanë së bashku me ushtrinë aleate amerikane në mbështetje të qytetarëve të vendit pa dallim.

Këtë radhë, ushtarakët e Kompanisë për Operacione Civile, kanë shpërndarë donacionit me pako ushqimore dhe higjienike të dhuruar nga Ushtria Amerikane për familjet në nevojë.

Donacioni u shpërnda në disa komuna të vendit, si në Prishtinë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Dragash.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në shërbim të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.

Pellini