Medi
LAJME

Ushtarët hungarezë të lënduar në Zveçan pritet të kthehen në Hungari

Ushtarët hungarezë të KFOR-it të cilët mbetën dje të lënduar nga dhuna e protestuesve në Zveçan do të kthehen në Hungari.

Në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes në Hungari thuhet se një aeroplan është nisur të hënën në mbrëmje me qëllim që t’i sjellë në Hungari ushtarët e lënduar.

Medi

Nga Hungaria në Kosovë ka udhëtuar edhe një ekip i mjekëve.

“Një avion Airbus A319 i projektuar posaçërisht për kujdesin mjekësor të Forcave të Mbrojtjes Hungareze u nis për në vend nga Kecskemet në mbrëmjen e 29 majit, me qëllim që të kujdesej dhe të sillte në shtëpi ushtarët hungarezë që u plagosën në detyrën e shpërndarjes masive të urdhëruar në Zveçan në Kosovë. Gjeneralmajor Ferenc Kajari, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Honved-it, zhvilloi gjithashtu takimin me mjekët ushtarakë në bord” – thuhet në njoftim.

Dje gjatë përleshjes së KFOR-it me protestuesit në Zveçan, 25 ushtarë mbetën të lënduar nga ta 19 hungarezë dhe 11 italianë.

Protestuesit kanë gjuajtur me mjete shpërthyese në drejtim të ushtarëve të KFOR-it. Një dhunë e tillë e përdorur u dënua ashpër nga NATO.

Active 1