Aurora Group
KOSOVËLAJME

Ushtari i KFOR-it që hyri në Prishtinë më 1999 kërkon përkthyesit që shërbyen në atë kohë

Një ushtar i KFOR-it irlandez me emrin Jonathan Hanna ka shkruar në grupin Network Prishtina me një kërkesë specifike: kërkon të gjejë dy përkthyes që kishin shërbyer me KFOR-in në atë kohë.

“Tung të gjithë. Në qershor 1999 isha pjesë e KFOR-it që hyri në Prishtinë. Do të doja të dija nëse përkthyesit tanë janë ende andej pari. Falemnderit,” – shkroi në gjuhën angleze z. Hanna.

Market Florenti

Në komentet e këtij postimi ai ka treguar se emrat e këtyre dy përkhyesve ishin Sokol Naim Morina dhe Radovan Janoviq.

Hanna ka treguar se kur kishte hyrë në Prishtinë kishte qenë vetëm 19 vjeçar, derisa është falenderuar nga shumë e shumë qytetarë për shërbimin e tij në trupat paqeruajtëse që përzunë regjimin serb nga Kosova./Nacionale/

Koha