Medi
02KOSOVËLAJME

Ushtria Amerikane trajnon ushtarët e Kosovës në Mitrovicë, u ndanë mirënjohje në kazermën “Minatori”

Me qëllim ngritjen e profesionalizmit në regjimentin e tretë të këmbësorisë në kazermën “Minatori” në Mitrovicë u mbajt sot ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve që përfunduan trajnimin për bjeshkatari i cili u realizua nga instruktorët e Ushtrisë Amerikane, shkruan Mitropol.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte t’u ofrojë pjesëtarëve te R3K aftësitë për manovrim dhe ngjitje ne lartësi malore duke përdorur pajisjet e ndryshme te repelimit.

Premium Store

Ne këtë ceremoni të pranishëm ishin ZVKOMFSK gjeneral major Enver Cikaqi, ZVKOMFT Kolonel Hysen DRESHAJ si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së të cilët vlerësuan lartë angazhimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe instruktorëve amerikanë.

Forca Sigurisë së Kosovës synim kryesor ka trajnimin dhe ngritjen profesionale të pjesëtarëve të saj./Mitropol/

Koha