Aurora Group
02LAJME

Vajza e Bedri Hamzës rendit arritjet e babait të saj në Mitrovicë

 

Doruntina Hamza e bija e kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza ka renditur renditjet e babait të saj në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Medi

Ajo tha se arritjet e babait të saj, janë si më poshtë:

Arsimi
✅ Digjitalizimi i sistemit arsimor përmes E-Shkollorit dhe vendosja e tabelave të mençura.
✅ Furnizimi me kabinete profesionale (Infermieri, Teknologji, Fizioterapi, Kimi).
✅ Rritja e bursave nga 50 në vitin 2021 në 300 në vitin 2025.
✅ Rritja e buxhetit të dedikuar për secilën shkollë.
✅ Pasurimi i bibliotekave të shkollave me tituj të rinj librash.
✅ Fillimi i funksionalizimit të mekanizmave të sigurisë së cilësisë në nivel shkollash dhe nivel komune.
✅ Ndërtimi i Bibliotekës së qytetit.
✅ Rinovimi i çerdhes “Gëzimi Ynë”.
✅ Finalizimi i Çerdhes në Shipol.
✅ Fillimi i ndërtimit të Çerdhes në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Rinovimet e shkollave:
✅ Shkolla Fillore “Eqrem Çabej”
✅ Shkolla Fillore “Elena Gjika” – Tuneli i Parë
✅ Shkolla Fillore “Avni Shabani” – Zabrxhë
✅ Shkolla Fillore “Skenderbeu” – Vaganicë
✅ Shkolla Fillore “Migjeni” – Iliridë
✅ Shkolla Fillore “Andon Z. Çajupi”
✅ Shkolla Fillore “Bedri Gjina”
✅ Shkolla Fillore “Aziz Sylajmani”
✅ Shkolla Fillore “Harun Beka” – Vidimriq
✅ Shkolla e Mesme “Hasan Prishtina”

Shëndetësia
✅ Ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së.
✅ Përfundimi i objekteve të QMF-ve në Koshtovë, Stan Tërg, Iliridë.
✅ Rinovimi i QMF-ve në Shipol, Bare, Bajgorë, Vllahi, Shupkovc, Zhabar, Rashan, Zabrxhë, Kçiq i Madh, Frashër.
✅ Pranimi i të gjithë mjekëve të përgjithshëm të komunës.
✅ Plotësimi i stafit shëndetësor me mjekë, stomatologë, infermierë, laborantë, farmacistë.
✅ Ofrimi i shërbimit të vizitave shtëpiake përmes kontraktimit të shërbimeve shëndetësore.
✅ Vizita sistematike mjekësore në të gjitha shkollat.
✅ Furnizimi me barna dhe pajisje mjekësore çdo vit.
✅ Aktivizimi i shërbimit specialistik të stomatologjisë për fëmijë.
✅ Aktivizimi i shërbimit RTG në QKMF.
✅ Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në: Kodra e Minatorëve, Bistricë, Zhaxhë, Lipa, Çabër.

Shërbime Publike dhe Infrastrukturë
✅ Hapja dhe asfaltimi i rrugës “Ali Zeneli”.
✅ Rregullimi dhe modernizimi i rrugës “Mbretëresha Teutë”.
✅ Rregullimi i rrugës së Shipolit.
✅ Rregullimi i rrugës “Lah Nimani”.
✅ Ndërtimi i rrugëve “Agim Ramadani” dhe “Bislim Bajgora”.
✅ Rregullimi i rrugëve në Shipol, Vaganicë, Broboniq, Iliridë, Kçiq, Gushavc, Vinarc, Bare, Verrnicë etj.
✅ Rregullimi i shëtitores në bregun e Lumit Ibër.
✅ Përfundimi i urës tek Liqeni Artificial.
✅ Kubëzimi i rrugëve në Shipol, Zhabar, Iliridë.
✅ Vendosja e shtatores së Komandantit Adem Jashari.
✅ Rregullimi i shesheve: “Adem Jashari”, “Mehë Uka”, “Isa Boletini”.
✅ Vendosja e shkronjave “UÇK” në Cerrnushë.
✅ Rregullimi i ndriçimit publik në urën e Ibrit.
✅ Shtrirja dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik në rrugët e qytetit.
✅ Mirëmbajtja e hapësirave publike.
✅ Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve.

Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm
✅ Ndërtimi i Ballkonit Panoramik në Zasellë.
✅ Ndërtimi dhe shenjëzimi i shtigjeve të ecjes në: Selac, Majdan, Zasellë, Kalaja e Qytetit në Rashan etj.
✅ Përkrahja e projekteve inovative në hapësira publike.
✅ Rregullimi i infrastrukturës në Zonën Ekonomike.
✅ Dhënia i 14 parcelave në Zonën Ekonomike për bizneset prodhuese dhe përpunuese.
✅ 100 grante për bizneset fillestare për vitet 2022–2025.
✅ Praktikë me pagesë për persona me nevoja të veçanta (35 përfitues).
✅ Praktikë me pagesë për studentët dhe të rinj (200 përfitues).
✅ Trajnime profesionale me bashkëpunëtorë në fusha të aftësive të buta dhe ndërmarrësi për 300 të rinj.
✅ Fuqizimi i ndërmarrjeve lokale: rinovimi i Stacionit të Autobusëve dhe Omni Sport.
✅ Organizimi i panaireve të punës dhe prodhimeve vendore.
✅ Themelimi i Qendrës për Angazhim në Komunitet.
✅ Përkrahje për bizneset përmes shërbimeve ‘One Stop Shop’.

Bujqësia dhe zhvillimi rural
✅ Eshte bërë rritje substanciale të buxhetit në Bujqësi në Komunën e Mitrovicës.
✅ 1,572,000 euro janë investuar në Bujqësi në Komunën e Mitrovicës së bashku me Donatorët.
✅ Jane shpërndarë mbi 40,000 m2 serra gjatë 4 viteve.
✅ Mbi 300 Multikultivator.
✅ Jane ngritë 10 hektarë pemishte.
✅ Mbi 500,000€ euro kemi shpërndarë mekanizma bujqësor.
✅ Jane realizuar panaire për promovimin e prodhimeve tradicionale.
✅ Jane shpërndarë mbi 1000 koshere të bletëve përfshirë 170 shoqëri bletësh dhe centrifuga automatike.
✅ Jane hapur 30 puse të ujit (bunarë) në rajonin e Shalës së Bajgorës.
✅ Jane subvencionuar 100% shpenzimet e ujitjes për të gjithë fermerët e kyçur në sistemin e Ibër Lepencit.
✅ Eshte bere subvencionimin me fidane të arrave dhe lajthive.
✅ Jane realizuar trajnime për ngritjen e kapaciteteve profesionale tek fermerët, veçanërisht te gratë dhe të rinjtë.

Mjedisi
✅ Ndërtimi i hapësirave për kontenierë të rinj.
✅ Furnizimi i ekonomive familjare me 3500 shporta të reja.
✅ Largimi i deponive ilegale dhe fushata vetëdijesuese
✅ Vlerësimi me 93.33% nga MAPL në Raport të Performancës për mbrojtjen e mjedisit.
✅ Sigurimi i 4 kamionëve të rinj për mbledhjen e mbeturinave.
✅ Mbjellja e shumë fidaneve në hapësira të gjelbëruara.
✅ Instalimi i pajisjeve për matjen e cilësisë së ajrit.
✅ Furnizimi i qytetarëve në zonat rurale me kompostera shtëpiake.

Weelnes