
Emonda Luzha, një vajzë e re nga Ferizaj e cila pasion e ka artin ka përgatitur një dhuratë të veçantë për humanistin e madh kosovar, hoxhën Halil Kastrati, shkruan Mitropol.
“Prej kur kam qenë e vogël më ka pëlqyer vizatimi, edhe pse nuk di aq mirë, por prapë mundohem”, thotë ajo në emisionin Gjesi në T7, duke treguar se ditët e vështira i kalon duke vizatuar.
Ajo shprehet se inspirimin e gjen në përditshmëri, e sidomos në veprat e personave bëmirës.
Një ndër portretet e fundit që ajo ka vizatuar është ai i Halil Kastratit, humanistit të madh shqiptar.
”Baci Halil ju ka ndihmuar shumë jetimëve, andaj më ka shkuar në mendje që atij t’i bëj një dhuratë”, thotë Luzha./Mitropol/







