KOSOVËLAJME

Vajza rrah me shufër druri dy vëllezërit e saj dhe ikë nga shtëpia – Policia e shpall në kërkim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen ngjarje të tilla dhe mjaft të trishta, ku viktima janë kryesisht vajzat dhe gratë. Ato përjetojnë dhunë fizike e psikike nga partnerët, por edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Roadside
Market Florenti

Një konflikt familjar ka ndodhur edhe të martën në një familje në Pejë, por këtë herë një vajzë ka ushtruar dhunë ndaj dy vëllezërve të saj.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pasi është denoncuar rasti, viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre në Polici, ku kanë rrëfyer se si u përballën me sulm nga motra e tyre, e cila i goditi me shufër druri.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar për ta kapur të dyshuarën, por menjëherë pas kryerjes së veprës, e njëjta është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet e dyshuara.