Market Florenti
02KULT'ARTLAJME

Valdete Idrizi: Fokusi ynë në këto vite si DKRS do të jetë teatri i qytetit “Muharrem Qena”

 

Drejtoresha e DKRS-së,në komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka uruar qytetarët dhe artistët për nder të ditës së teatrit, shkruan Mitropol.

Tripika

Ajo ka theksuar se përgjatë udhëheqjes së DKRS-së fokusi kryesor i kësaj drejtorie do të jetë teatri i qytetit “Muharrem Qena”.

Idrizi ka theksuar se ky teatër ka nxjerr emra të rëndësishëm të aktrimit.

Postimi i plotë:

Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Teatrit të gjithë artistëve, punonjësve dhe të gjithë dashamirësve të teatrit.
Në qytetin tonë, në Teatrin e qytetit “Muharrem Qena” kemi akoma shumë punë për ta bërë teatrin ashtu siç i ka hije qytetit tonë që ka prodhu e po vazhdon me prodhu artistë të jashtëzakonshëm.
Një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes tonë, respektivisht të DKRS-së, do të jetë fokusi tek teatri, renovimi dhe përmirësimi i kushteve më të mira për aktorë, e për qytetarë.
Hap pas hapi, do ta bëjmë ashtu siç e meriton!

Premium Store