
Si pasojë e mungesës së kushteve elementare shumë fshatra të Kosovës janë braktisur nga banorët. Një ndër ta është edhe fshati Koprivë i Mitrovicës.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, Valdete Idrizi dje ka vizituar fshatin Koprivë ku edhe ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e atij fshati, shkruan Mitropol.
Ajo ka bërë të ditur se me përfaqësuesit e fshatit kanë biseduar rreth rreth rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisē kulturore, investimit të infrastrukturës së nevojshme, turizmit si potencial për zhvillim ekonomik.
“Të gjithë u pajtuam që nëse investohet, atëherë edhe banorët mund të kthehen, të jetojnē dhe të investojnë në vend te vet”, tha Idrizi.
Postimi i plotë:
Dje, isha për vizitë në fshatin Koprivē, këtë fshat të bukur në komunën tonë, dhe bashkëbisedova me përfaqësues të fshatit e me miq. Biseduam rreth rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisē kulturore, investimit të infrastrukturës së nevojshme, turizmit si potencial për zhvillim ekonomik. Të gjithë u pajtuam që nëse investohet, atëherë edhe banorët mund të kthehen, të jetojnē dhe të investojnë në vend te vet.







