Aurora Group
02LAJME

“Vallahin na kanë shqetësu neve se këtu që 20 vite siguri nuk ka”, mitrovicasi nga veriu kërkon nga shteti t’i mbroj kufinjtë

Prezenca e KFOR-it në Veri të Mitrovicës, shihet afër zonave, ku u ngritën barrikadat disa javë me parë nga qytetarët serbë.

Banorët shqiptarë, të cilët jetojnë në fshatrat e komunës së Leposaviqit, flasin për sigurinë e tyre në këto momente, kur Kosova dhe Serbia nuk po arrijnë asnjë marrëveshje.

Aurora Group

Një banorë tha se po ndihen të shqetësuar nga zhvillimet e fundit në Veri. Sipas tij nuk ka siguri aspak e sigurine duhet tua ofroj shteti duke mbrojtur kufinjtë.

“Vallahin na kanë shqetësu neve se këtu që 20 e disa vite siguri nuk ka. Shteti jonë duhet më i mbrojtë kufijtë. Secili shtet i mbron sepse populli nuk mundet me i mbrojtë. Duhet me i mbrojtë ushtria e policia, këta kufij që  I kemi  as më shumë as më pak”, tha ky qytetar per RTV 21.

Një tjetër banor, thotë se kanë mbetë nën vëzhdimin e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

“73 vite i kom, prej se kam lind këtu jetoj, mirëpo sot po e ndjej vetën të pa sigurtë. Njehërë për njëherë është vëzhgimi edhe I KFOR-it edhe i policisë sonë. Po rrimë më shpresë të tyre”, tha ai.

Pellini