
Valon Brahimi është njëri nga drejtorët e emëruar nga ana e kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza, shkruan Mitropol.
Brahimi, përmes një postimi në facebook ka falënderuar qytetarët të cilët e kanë votuar atë në zgjedhjet komunale.
Ai ka theksuar se gjatë mandatit të tij udhërrëfyes do ta ketë ligjin, dhe së bashku me qytetarët do t’i tejkalojnë sfidat që i ka Mitrovica.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Mitrovicës
Të gjithë ju që më dhatë besimin tuaj me 17 tetor përmes votës që të jem pjesë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
Ju njoftojë se ashtu siç u kam premtuar më parë do të vazhdoj të punoj për interesin e përgjithshëm qytetar, por tani më nga një pozicion tjetër, dhe kjo për faktin se kryetari i Komunës së Mitrovicës z. Bedri Hamza më ka dhënë besimin e tij që unë të udhëheqi me njërin nga drejtoritë komunale, duke me emëruar në krye të Drejtorisë së Inspeksionit. Përtej privilegjit që të jem pjesë e kabinetit qeverisës të z. Hamza, jam i plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe sfidat që na presin përpara mua dhe kolegët e mi të emruar në krye të drejtorive të tjera! Por duke pasur gjithmonë udhërrefyes ligjin, dhe mirëkuptimin qytetarë besoj dhe jam i bindur që sëbashku do i’a dalim. Do t’i shërbejmë të gjithë qytetarëve pa dallim. Fundja jemi qeveria lokale që në krye me z.Hamza kemi marrë besimin më të madh qytetar në historinë e qeverisjes lokale në Komunën e Mitrovicës prandaj ky fakt na obligon shumëfish më tepër që të jemi në krye të përgjegjësive dhe punëve që na presin. Mbi të gjitha ndërtimin e shtetit ua kemi borxh dëshmorëve, invalidëve të luftës liderëve tanë shtetrorë dhe historik të UÇK-së Hashim Thaçi e Kadri Veseli me shokë që edhe sot po përballen me disa sfida e procese të padrejta në funksion të mbrojtjes së luftës së shenjtë të UÇK-së dhe shtetësisë së Kosovës.
Me respekt dhe konsideratë
Valoni








