Aurora Group
02LAJME

Vandalizohen posterët e Idrizit dhe Rexhepit : Akuza drejt Tahirit për fushatë raciste nga Idrizi

Kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, ka drejtuar akuza në drejtim të kandidatit të LDK-së, Xhafer Tahiri, se qëndron prapa vandalizimit të posterëve të tij dhe të ish-kandidatit të LVV-së, Arsim Rexhepi.

“E dimë me saktësi se i kanë bërë ata, sepse këtë gjuhë të urrejtjes e ka përdorur gjatë gjithë fushatës z.Tahiri. Këta posterë janë të fushtës raciste të Xhafer Tahirit. Kjo asnjëherë më parë nuk ka qenë pjesë e kulturës dhe edukatës tonë qytetare, por as e politikës së mirë. ” ka shkruar Idrizi.

Premium Store

“Z.Tahiri nuk duhet të fshihet pas këtyre vandalizmave politikë, ai duhet t’i përgjigjet ftesës sime për debat në sheshin kryesor te qytetit” ka shkruar tutje Idrizi.

Postimi i plotë:

Sot shumë prej jush kanë parë në vandalizimin e posterëve tanë dhe të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje!, nga ana kundërshtarëve politikë.
E dimë me saktësi se i kanë bërë ata, sepse këtë gjuhë të urrejtjes e ka përdorur gjatë gjithë fushatës z.Tahiri. Këta posterë janë të fushtës raciste të Xhafer Tahirit. Kjo asnjëherë më parë nuk ka qenë pjesë e kulturës dhe edukatës tonë qytetare, por as e politikës së mirë.
Këto etikime të ulëta nuk do t’i shërbejnë në asnjë formë z.Tahirit, sepse me këtë veprim po shpërfaq urretje patologjike ndaj kundërkandidatëve të tjerë në Vushtrri dhe ndaj kolegëve tanë në Mitrovicë e në Skenderaj, të cilët populli i ka zgjedhur qysh në raundin e parë.
Kryetari në shkuarje do të mbahet mend për tendencën e tij për ta instaluar gjuhën e urrejtjes, gjuhë kjo që nuk është përkrahur as nuk do të përkrahet kurr nga vushtrriasit, krejt çka mund të bëjë është kjo ngase zgjedhjet tashmë i ka humbur.
Z.Tahiri nuk duhet të fshihet pas këtyre vandalizmave politikë, ai duhet t’i përgjigjet ftesës sime për debat në sheshin kryesor te qytetit. Të gjithë vushtrriasit meritojnë të dinë drejt për programet tona dhe për aferat korruptive të tij, vartësve dhe të familjarëve të tij.
Qeverisja e mirë po kthehet dhe fitorja është vetëm disa ditë

Premium Store