02KULT'ARTLAJME

Vandalizohet maketa e monumentit “Punë, art, dije”, i vendosur në Mitrovicë

Monumenti “Punë, art, dije”, cilësohet si njëri nga simbolet kryesore të qytetit të Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Ky monument që ishte i vendosur në qendër të qytetit, vite më parë ishte larguar nga aty.

Florenti Company
Market Florenti

Para disa muajve pikërisht në vendin ku qëndronte monumenti i dikurshëm “Punë, art, dije”, ishte vendosur një pllakart e vogël me këtë monument.

Ani pse në përmasa të vogla, qytetarët mitrovicas e mirëpritën rikthimin e tij, mirëpo, nuk shkoi shumë dhe edhe ky objekt i vogël u vandalizua.

Pjesa e lartë e pllakatës është thyer nga qytetarët e papërgjegjshëm, teksa ende nuk dihet se kush e ka bërë një vepër të tillë.

Vandalizimi i kësaj pllakate e ka shëmtuar pamjen e saj, që deri diku ishte atraktive. /Mitropol/