Premium Store
02LAJME

Varësia nga droga: Gjendet marihuanë dhe një telefon në burgun e Smrekonicës, Policia nis hetimet

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve.

Një rast i tillë është zbuluar dje pasdite në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, ku gjatë kontrollit në pavijonin e të burgosurve, është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

Premium Store

Sinjali mëson se përdoruesit kishin fshehur marihuanën në WC dhe bashkë me drogën ishte edhe një telefon celular të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të burgosurve që fshehën drogën.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Dukato 1