Medi
IN MEMORIAMKOSOVËLAJME

Varroset 18 vjeçarja nga Ferizaj, ja pamjet

Iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares M.O., në varrezat e qytetit të Ferizajt, e cila u vra të dielen në banesën e partnerit të saj. Pas dy ditësh në arrati, policia ka arrestuar sot të dyshuarin kryesor Dardan Krivaqa, ndërsa për Arbër Sejdiun gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

Active 1

Para se të niste ceremonia e varrimit, në Ferizaj u protestua dhe u kërkua drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares.

Protesta u përcoll me numër të madh të pjesëmarrësve dhe me pankarta të ndryshme, ndërsa disa nga pjesëmarrësit u hodhën ngjyrë të kuqe policëve që po përkujdeseshin për sigurinë në hyrjen e oborrit të stacionit policor.

Në varrim u pa numër i madh i pjesëmarrësve e në mesin e tyre ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

 

/Gazeta Express

Dukato 1