Varroset 26 vjeçari mitrovicas Ermal Delija, numër i madh i qytetarëve pjesëmarrës

Gjatë ditës së sotme është varrosur Ermal Delija, djaloshi nga Mitrovica që ndërroi jetë ditë më parë, shkruan Mitropol.
Delija, vdiq pasi nuk arriti t’i bënte ballë plagëve që morri muaj më parë pasi u rrah nga një person. Ndonëse ishte shëruar pjesërisht, dëmtimet e mëdha trupore ndikuan që djaloshi të humb jetën.
Në ceremoninë e varrimit të tij që ndodhi sot në Shipol, pjesëmarrës ishin një numër i madh i mitrovicasve. /Mitropol/








