Varroset nesër Florent Zhilivoda mitrovicasi që humbi jetën në aksidentin tragjik në Gjermani

Ditë më parë në Gjermani ndodhi një aksident që doli të ishte fatal për një qytetar mitrovicas, shkruan Mitropol.
Florent Zhilivoda, ishte djaloshi mitrovicas që humbi jetën në këtë aksident, lajm ky që ishte i hidhur për krejt qytetin e Mitrovicës.
Sidoqoftë, familjarët njoftojnë se Florenti do të varroset nesër me datë 15.09.2021, në varrezat e qytetit në Shipol. Varrimi i të ndjerit bëhet pas namazit të ikindisë, në ora 16:00.
Mitropol shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Florentit!








