Pellini
02IN MEMORIAMLAJME

Varroset sot ish drejtori i kombinatit Trepça, Hysen Bislimi

 

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë ish drejtori i kombinatit Trepça, Hysen Bislimi, njofton Mitropol.

Tripika

Njoftimin për vdekjen e Prof. Bislimi e ka bërë i afërmi i tij, njëherit asambleisti i Kuvendit Komunal në Mitrovicë, Donjet Bislimi.

Në njoftim thuhet se Prof. Hysen Bislimi do të varroset sot me fillim nga ora 15:00, në varrezat e qytetit në Shipol.

Postimi i plotë:

Edhe një mendje e ndritur e familjes sonë dje na la!

Prof. Hysen Bislimi, ish Drejtor në Kombinatin Trepça, një jetë kushtuar intelektualizmit dhe atdhedashurisë, mbrëmë na e dha përshendetjen e fundit, nuk u dorëzua kurrë në jetë deri mbrëmë.

Do i mungojë familjes, Mitrovicës dhe Prekazit pa masë!

Prehu në paqe Bali Cen.

Vorrimi i të ndjerit bëhet në ora 15:00 sot në varrezat e Shipolit!

Pellini